AKTUALITET, 10 Mars 2020, 17:38

86 vjeçarja amerikane me koronavirus, ministri turk sqaron: Ishte tranzite në Stamboll, erdhi nga Tirana

86 vjeçarja amerikane me koronavirus, ministri turk sqaron: Ishte


Ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca ka publikuar rastin e një grua që ka rezultuar pozitive me koronavirus. Sipas ministrit, gruaja është një 86-vjeçare dhe ka qenë thjesht për një vizitë në Turqi. Sipas ministrit, gruaja në të vërtetë ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara nga Tirana.

Fahrettin Koca deklaron përsëri publikisht se Turqia mbetet një vend ende i paprekur nga Koronavirusi. “Qytetarja amerikane, 86-vjeçare, femër e diagnostikuar me Koronavirus përhapi lajmin se u diagnostikua pasi vizitoi Turqinë. Në harkun kohor të 2 javëve ka vetëm një shtetase amerikane 86-vjeçare që ka vizituar Turqinë. Në 3 mars por që udhëtimin e ka nisur nga Tirana drejt Uashingtonit, nëpërmjet Stambollit”– shkruan ministri.

https://www.aa.com.tr/en/health/turkey-at-high-risk-for-coronavirus-health-minister/1761018