AKTUALITET, 10 Mars 2020, 16:42

Maskat e skaduara, Basha i përgjigjet Ramës: Boll me justifikime dhe sulme kundër opozitës! Bëj detyrën dhe merr masa

Maskat e skaduara, Basha i përgjigjet Ramës: Boll me justifikime dhe

Pas deklaratave të kryeministrit Rama në mbledhjen e qeverisë, kundër opozitës e cila denoncoi skandalin e maskave të skaduara, ka reaguar menjëherë kreu i PD-së, Lulzim Basha.

“Në vend që të sulmojë opozitën Edi Rama duhet të japë llogari pse ka shpërndarë 1.2 milionë maska të skaduara? Gënjeshtrat dhe sulmet kundër opozitës nuk i shërbejnë as sigurisë dhe as jetës së shqiptarëve! Janë mijëra burra, gra dhe femijë që duhen mbrojtur. Boll me justifikime që fshehin dështimin, boll me gënjeshtra që fshehin paaftësinë, bëj detyrën dhe merr masa reale kundër epidemisë, për hir të gjithë shqiptarëve”, shkruan Basha në Twitter.

Rama tha gjatë mbledhjes se opozita nuk po ndihmon në këtë situatë kritike ku ndodhet vendi, por po mundohet të minojë punën e institucioneve për përballimin e coronavirusit. Deri më tani janë konfirmuar 10 raste të infektuar.