AKTUALITET, 10 Mars 2020, 16:00

Rama mbledh qeverinë: Koronavirusi s'pyet nëse je malësor ose lab, të godet!

Rama mbledh qeverinë: Koronavirusi s'pyet nëse je malësor

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish sot qeverinë në kuadër të masave parandaluse për koronavirusin. Kreu i qeverisë u ka bërë thirrje qytetarëve se nuk është koha të bëjnë deklarata se ‘janë labë, apo malësorë dhe nuk i gjen gjë’ nga koronavirusi, por të respektosh rregullat në mënyrë që të mos rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve përreth.

EDI RAMA: Të gjithë së bashku duhet të bëjmë cmos që të kufizojmëe dëmet e shëndetit tonë. Kjo nuk është një luftë, ku vihet në pah tërësia e virtyteve njerëzore që lidhen me trimërin e guximin, pasionin për lirinë. Kjo është një luftë me një ramik të padukshëm, i cili hyn në trupin tonë, duke kërcënuar jetën e të moshuarve. Kjo do të thotë se mund të jesh malësor ose lab, në këtë rast ky armik nuk pyet as nga vjen dhe as ça historie ke, por godet.