AKTUALITET, 15 Qershor 2018, 11:29

79-vjeçari arrestohet pèr vrasjen e kryer nè 1991

79-vjeçari arrestohet pèr vrasjen e kryer nè 1991

Njè 79-vjeçar nga Mallakastra u arrestua nga policia pasi ishte dènuar nga gjykata me 25 vite burg. Kadri Rustemi, banues në Lavdan  autor i një vrasjeje të ndodhur në vitin ’91. Ndaj tij gjykata kishte vendosur 25 heqje lirie, por i moshuari mundi ti shpètonte policisè pèr afro tre dekada. Nè njoftimin e policisè pèr arrestimin e Kadri Rustemit thuhet se :

“Me vendim Gjykate Nr.38 datë 26.12.1996, ky shtetas është dënuar me 25 vjet burgim për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”.

Sipas policisë më 26 Korrik të vitit 1991 Kadri Rustemi ka vrarë me armë gjahu një person me iniciale Xh.H dhe ka tentuar të vrasë edhe njè tjetèr bashkèfshatar tè tij.