AKTUALITET, 3 Shtator 2020, 09:51

65-vjeçari me koronavirus u hodh nga spitali, Prokuroria e Tiranës merr në pyetje mjekët dhe familjarët

65-vjeçari me koronavirus u hodh nga spitali, Prokuroria e Tiranës


Prokuroria e Tiranës ka nisur të marrë në pyetje mjekët dhe familjarët e 65-vjeçarit me koronavirus, i cili u hodh mbrëmjen e djeshme nga spitali “Shefqet Ndroqi”.

Bëhet me dije se janë marrë në pyetje disa familjarë dhe mjekë, që kanë ndjekur rastin e 65-vjecarit nga Klosi, Hasan Miri.

Disa nga mjekët, kanë deklaruar pranë grupit hetimor se Miri, ka shfaqur dje sjellje jo të qëndrueshme dhe ishte i rënduar psikologjikisht.

Kujtojmë se 65-vjeçari nga Klosi ishte vjehrri i deputetit Gjetan Gjetani.