TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjatë vizitës së tyre në Beograd i dërguari Special i BE për dialogun, Miroslav Lajçak dhe i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, kanë takuar kreun e Kishës Ortodokse të Serbisë, patriarkun Porfirije.
Në këtë takim Lajçak ka treguar se me klerikun serb kanë diskutuar për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Pas këtij takimi ka folur edhe vetë patriarku serb, Porfirije, i cili ka thënë se për serbët “Kosova është ajo çfarë Jerusalemi është për Izraelin.
“Për serbët, Kosova është çfarë është Jerusalemi për hebrenjtë dhe patriarkana e Pejës për Kishën Ortodokse është çfarë është Vatikani për Kishën Katolike”, ka thënë Porfirije për mediat serbe.
Ndër të tjera ai ka thënë se Kosova, “Srpska Republika” dhe Mali i Zi janë të një rëndësie vitale për Serbinë, derisa ka drejtuar akuza drejt Prishtinës zyrtare se Kosova është e pa interesuar për dialog.