BOTA, 19 August 2026, 20:43

57 armë bërthamore dhe një takim i ri/ Trump konfirmon se do të takohet me Kim Jong-un

Presidenti amerikan Donald Trump këmbëngul se do të takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, brenda këtij viti.

Deklaratën Trump e bëri në Shtëpinë e Bardhë, ku theksoi se marrëdhënia e mirë personale me liderin koreanoverior është një gjë pozitive.

“Fakti që shkoj mirë me Kim Jong-un është një gjë pozitive. Ai ka 57 armë bërthamore shumë të fuqishme. Nuk duhej lejuar kurrë që të ndodhte kjo, por tani që i ka, i ka”, tha Trump.

Presidenti amerikan konfirmoi gjithashtu se pret të takohet sërish me Kim Jong-un më vonë gjatë këtij viti.

Sipas raportimeve, një takim i mundshëm mes dy liderëve mund të zhvillohet gjatë udhëtimit të Trump në Azi në muajin nëntor.