BOTA, 19 August 2026, 16:44

Rrëzohet helikopteri pranë malit Ololokwe në Kenia, humbin jetën 7 persona

Shtatë persona humbën jetën të mërkurën, 19 gusht, pasi një helikopter u rrëzua pranë malit Ololokwe, në Qarkun Samburu, në veri të Kenias. Sipas autoriteteve, në bordin e helikopterit ndodheshin gjashtë turistë dhe piloti. Identitetet e viktimave nuk janë bërë ende të ditura.

Një dëshmitar në zonë përshkroi momentet pas rrëzimit të helikopterit në luginën malore, ndërsa në vendngjarje u raportua për tym dhe zjarr. Banorët e zonës dhe ekipet e shpëtimit nxituan drejt vendit të aksidentit për të ndihmuar në situatën e krijuar. Autoriteti i Aviacionit Civil të Kenias (KCAA) konfirmoi incidentin dhe bëri të ditur se ka nisur një hetim për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e rrëzimit.

Një helikopter shpëtimi i kompanisë Air Tropic mbërriti në vendngjarje për të ndihmuar.