BOTA, 19 August 2026, 14:10

Irani kërcënon bazat amerikane në Europë, NATO përgjigjet: Jemi të gatshëm të përballemi me çdo kërcënim

NATO thotë se është gati të përballet me çdo kërcënim dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur aleatët e saj, pas raportimeve se Irani ka konsideruar të godasë objektivat ushtarake amerikane në Evropë nëse Donald Trump përshkallëzon luftën.

Përgjigja e aleancës erdhi pasi Financial Times që tha se Teherani kishte shqyrtuar opsionet e tij për sulme të mundshme kundër instalimeve ushtarake amerikane në tokën evropiane nëse SHBA-të përshkallëzojnë operacionet ushtarake. I pyetur nga Reuters në lidhje me raportin, një zyrtar i NATO-s siguroi se aleanca ka një aftësi të fortë mbrojtëse dhe parandaluese.

“NATO është e përgatitur të përballet me çdo kërcënim dhe gjithmonë do të bëjë atë që është e nevojshme për të mbrojtur të gjithë aleatët”, tha ai. Zyrtari përmendi operacionet e mbrojtjes ajrore të NATO-s më herët në vitin 2026 si shembull, kur, tha ai, raketat balistike të drejtuara drejt Turqisë u interceptuan vazhdimisht. “Siç u demonstrua më parë këtë vit, kur mbrojtja ajrore e NATO-s interceptoi me sukses, katër raketa balistike të drejtuara nga Irani drejt Turqisë, qëndrimi ynë parandalues ​​dhe mbrojtës është i fortë dhe efektiv”, tha ai.

Irani ka shqyrtuar zgjerimin e luftës përtej Lindjes së Mesme, madje duke goditur objektivat ushtarake amerikane në Evropë, nëse Donald Trump përshkallëzon konfliktin, sipas njerëzve pranë regjimit iranian që folën me Financial Times.  Dy burime me njohuri për diskutimet i thanë FT se forcat iraniane kanë vlerësuar skenarët për sulme ndaj instalimeve ushtarake amerikane në Evropën Juglindore, përfshirë Bullgarinë. Sofja muajin e kaluar miratoi përdorimin e bazës ajrore Besmer nga avionët amerikanë të furnizimit me karburant.

Një nga burimet tha se objektivat e mundshme për hakmarrje në rast të një sulmi të ri amerikan përfshijnë Qipron, ku baza britanike në Akrotiri u godit nga një dron në mars. Në të njëjtën kohë, sipas të njëjtit informacion, forcat e armatosura iraniane kanë shqyrtuar veçmas mundësinë e sulmit ndaj kabllove nënujore me fibra optike në Ngushticën e Hormuzit nëse konflikti përshkallëzohet më tej.