LIFESTYLE, 16 Shkurt 2018, 13:59

50 vjet karrierë, urimi prekës i Ermalit për Sabri Fejzullahun që s’duhet humbur

50 vjet karrierë, urimi prekës i Ermalit për Sabri Fejzullahun
Sabri Fejzullahu është një prej artistëve që ka aq shumë vite në skenën muzikore, saqë e njohin tre breza. Me rastin e 50-vjetorit të karrierës së tij, mbrëmë Sabriu ka mbajtur një koncert me të ftuar emra të shquar të muzikës. Ai performoi disa nga këngët më të njohura nga repertori i tij. Djali i tij Ermali, e ka uruar babanë për 50 vjetorin e karrierës, duke e shoqëruar me një fotografi ku shihet duke e përqafuar atë.

“Urime 50-vjetorin krenaria e vendit tonë… e festofshim 50-vjetorin e karrierës time bashkë”, ka shkruar Ermali.

https://www.instagram.com/p/BfPrkYIgftP/?taken-by=ermal.fejzullahu