AKTUALITET, 29 Mars 2020, 19:37

“30 veshje jetëshpëtuese për një selfie”, Ilir Allkja: Mua më kryqëzuan se denoncova takimin me pacientët e dyshuar me COVID-19 pa mbrojtje

Mjeku Ilir Allkja ka rikthyer vëmendjen te shkarkimi i tij nga puna dhe rikthimi sërish pas denoncimeve që ka bërë, për mungesën e pajisjeve dhe mjeteve mbrojtëse në përballjen me pacientët, ndërsa së fundmi ka postuar në rrjetet sociale një reagim në lidhje me foton e ministres Manastirliu me 30 mjekët dhe infermjerët që u dërguan në Itali.

Allkja shkruan se, ai u ankua për arsye profesionale që në tre raste të dyshuara për Covid19 e kanë nisur pa veshje jetëshpëtuese që kanë përdorur në fakt mjekët dhe infermjerët qëu nisën drejt italisë.

“Unë u ankova për arsyen tejet profesionale që në tre raste të dyshuara për Covid19 më nisën pa këtë veshje jetëshpëtuese!

Dhe madje u kryqëzova në mënyrën më barbare nga qeveria!

Dje qeveria përdori 30 veshje jetëshpëtuese, njëpërdorimëshe thjesht për një selfie , propagandë !

Zonja ministre , ju lutem jepni mesazhe të sinqerta pune, puna, mirësia, bamirësia nuk kanë nevojë për të tilla vepra ?!”, shkruan Allkja.