TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Numri i viktimave nga koronavirusi vazhdon të ketë një kurbë të frikshme në Itali.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 756 persona me COVID-19, duke e çuar numrin në total në 10.779.
Të dhënat u bënë të dituara nga kreu i Mbrojtjes Civile në Itali, Angelo Borreli.
Të shtunën numri i viktimave ishte 889, ndërsa të premten 969.
Sipas Mbrojtjes Civile të Italisë, në rang kombëtar nga nisja e epidemisë numërohen rreth 97.689 persona të infektuar nga ky virus vdekjeprurës.
13.030 persona të shëruar
Janë 13.030 persona të shëruar në 24 orët e fundit, të cilët ishin infektuar me koronavirusi, 646 më shumë se dje, ku dolën nga spitali 12.384.
73.880 të sëmurë aktivë
Janë 73.880 të sëmurë më koronavirus në Itali, me një rritje prej 3.815 në raport me ditën e djeshme. Të shtunën rritja ishte 3.651 persona. Numri në total i të infektuarve me koronavirus – përfshirë viktimat dhe të shëruarit – ka arritur në 97.869 persona.
Koronavirusi në botë
Me 10.779 vdekje Italia është vendi me më shumë viktima nga koronavirusi në botë, e ndjekur nga Spanja me 6.606 dhe Kina me 3.300. Irani (2.640) dhe Franca (2.314), kompletojnë pesë vendet e para përsa u përket vdekjeve.
Në total në botë janë 697.609 të infektuar, me 33.116 vdekje dhe të shëruar 148,482. Raste aktive janë 491,628, ku 25,939 janë në gjendje kritike apo të rëndë (5% e të infektuarve aktivë).
Numrin më të madh të infektuarve në botë e kanë Shtetet e Bashkuara me 131.366 raste (2.328 vdekje), të ndjekura nga Italia (97,698) dhe Kina (81,439), Spanja (78,799) dhe Gjermania (58,247).
/TPZ.al/
