AKTUALITET, 29 Mars 2020, 18:46

Koronavirusi në botë/ 697.609 të infektuar dhe 33.116 vdekje

Pandemia e koronavirusit është shndërruar në një nga problemet më të mëdha aktualisht në botë.

Në total në botë janë 697.609 të infektuar, me 33.116 vdekje dhe të shëruar 148,482. Raste aktive janë 491,628, ku 25,939 janë në gjendje kritike apo të rëndë (5% e të infektuarve aktivë).

Numrin më të madh të infektuarve në botë e kanë Shtetet e Bashkuara me 131.366 raste (2.328 vdekje), të ndjekura nga Italia (97,698) dhe Kina (81,439), Spanja (78,799) dhe Gjermania (58,247).

Me 10.779 vdekje Italia është vendi me më shumë viktima nga koronavirusi në botë, e ndjekur nga Spanja me 6.606 dhe Kina me 3.300. Irani (2.640) dhe Franca (2.314), kompletojnë pesë vendet e para përsa u përket vdekjeve.

/TPZ.al/