TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme ka ndodhur një incident, gjatë prononcimit të Edi Ramës dhe ministres Manastirliu për mediat.
Kryeministri ka shtyrë dhe përzënë gazetaren e FaxNews, Edona Haklaj, për shkak se ajo nuk mbante maskë.
Gjesti i ulët i Ramës ka shkaktuar reagime të shumta nga politikanë dhe qytetarë.
Por, jo të gjithë e kanë parë me neveri këtë sjellje të kryeministrit.
Gazetari Muhamet Veliu, i pranishëm gjatë zhvillimit të kësaj ngjarje, është "shkrirë" së qeshuri nga gjesti i Ramës, duke mos i bërë përshtypje dhunimi i një kolegeje.
Lidhur me gjestin e kryeministrit, ka reaguar edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke dënuar dhunën e ushtruar ndaj gazetares.
"Dënoj me ashpërsi dhunën e papranueshme fizike të ushtruar sot nga Kryeministri ende në detyrë ndaj gazetares së nderuar të televizionit "Fax News", znj.Edona Haklaj. Përdorja e forcës mbi një reportere në krye të detyrës, mbi të gjitha një vajze të re, me pretekstin e mosmbajtjes së maskës , është e papranueshme për traditën shqiptare, moralin njerëzor, për çdo shoqëri demokratike dhe etikën institucionale, për më tepër kur akti i dhunës ushtrohet publikisht nga kryetari i Këshillit të Ministrave.
Ky sulm i dënueshëm, që vjen pak ditë pas linçimit publik të znj.Grida Duma, është vijim i revanshit të rrugaçërisë, dhunës, presionit, shantazhit e bullizmit konstant, që prej vitesh ushtrohet ndaj gazetarëve dhe mediave të pavarura në vend, por dhe ndaj femrave e grave shqiptare, që në të kaluarën e kanë denoncuar dhunën ndaj tyre të këtij individi.
Duke theksuar se liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike dhe çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, u bëj thirrje shoqatave të gazetarëve brenda e jashtë vendit, si dhe atyre për mbrojtjen e të drejtave të grave, të reagojnë fuqimisht edhe ndaj këtij rasti të përsëritur.
Shpreh solidaritetin tim të plotë me gazetaren Edona Haklaj, televizionin "Fax News" dhe të gjithë kolegët e saj të pavarur e kurajozë, të cilët i inkurajoj për të vijuar pa u trembur, misionin fisnik të informimit publik.
Zero tolerancë për dhunën, kanosjet dhe kërcënimet ndaj medias duke përdorur si pretekst pandeminë!", ka shkruar Meta.
VIDEO:
/TPZ.al/