AKTUALITET, 30 Korrik 2021, 12:11

Sherr në Pogradec, babë e bir dyshohet se goditën me sende të forta 45-vjeçarin

Sherr në Pogradec, babë e bir dyshohet se goditën me sende

Policia e Pogradecit ka arrestuar në flagrancë shtetasin H. A., 60 vjeç si dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij, shtetasin N. A.

Babë e birë dyshohen se kanë goditur pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasin Ç. C., i cili është dërguar në Spitalin e Traumës për mjekim të specializuar.

Njoftimi i policisë:

Pogradec

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. A., 60 vjeç, banues në fshatin Senishtë, Pogradec dhe shpallën në kërkim djalin e tij shtetasin N. A., 29 vjeç, pasi në fshatin Senishtë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se kanë goditur fizikisht shtetasin Ç. C., 45 vjeç, banues në fshatin Buzaishtë, Pogradec, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim të specializuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Plagosja e rëndë”, kryer në bashkëpunim.