AKTUALITET, 4 Nëntor 2021, 23:39

Paskal Milo: “Ballkani i Hapur” nismë pozitive, por rrezikon të dështojë për shkak të problemeve politike

Paskal Milo: “Ballkani i Hapur” nismë pozitive, por rrezikon

Ish ministri i Jashtëm, Paskal Milo, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për nismën “Ballkani i Hapur”.

Milo e konsideron një nismë pozitive, por thotë se gjasat janë që ajo të dështojë, për shkak të problemeve politike.

“Ballkani i Hapur duhet për të përgatitur vendet e Ballkanit perëndimor për integrim në BE. Mund të shërbejë si parapërgatitje, jo siç ka nisur.

Zoti kryeministër tha është gjithëpërfshirës dhe u takon të gjithëve, por janë vetëm tre shtete. Kjo nismë është gjysmake, për nga numri i vendeve që marrin pjesë.

Ka mjaft pikëpyetje, Vura re që sot, janë derdhur lumenjë të tërë optimizmi për këtë nismë, e cila pritet të konkretizohet me disa nënshrkime marrëveshjes apo protokollesh në Tiranë.

Ideja është e bukur, politika dhe optimizmi është i tepruar.

Ka nja qasje pse është nisur me ekonominë dhe janë mënjanuar cështjet politike. Kanë nisur duke huazuar metodën me të cilën filloi BE të ndërtohet, filloi nga ekonomia, nga më e lehta, për t’i bashkuar vendet.

Nuk mund të transplantosh një përvojë të së shkuarës në konditat e sotme.

Unë nuk them është keq, por them se nuk do të përparojë, sepse ka probleme politike”, tha ndër të tjera Milo.