AKTUALITET, 2 Nëntor 2021, 18:57

“Mafia e George Soros është vërsulur ndaj të djathtës”, Sali Berisha: Do të krijojmë forcë konservatore

“Mafia e George Soros është vërsulur ndaj të

Edhe në Foltoren e Kamzës, Sali Berisha ka folur për multimiliarderin dhe filantropin, George Soros, duke e quajtur një figurë të rrezikshme për të djathën.

Berisha tha se Soros po sulmon të djathtën në Shqipëri dhe u zotua të krijojë një parti konservatore.

“Pyeteni veten, pse 30-40% e vëllezërve tanë nuk dalin në votime,nuk votojnë PD-në? Sepse PD në këto tetë vite, i braktisi ata, vlerat që besonin. Shkau majtas dhe drejt greminës. Ata presin ju, ne, ti rikthejmë vlerat partisë sonë. Ta shndërrojmë në lokomotivë të zhvillimit të Shqipërisë. Ju jeni misionarë, të një misioni të madh.

PD ndodhet në këtë periudhë në ditë kritike. Mafia më e rrezikshme e planetit, e kryesuar nga multimiliarderi George Soros, u vërsul mbi të djathtën shqiptare. George Soros nuk është Amerika, është armik i egër i aleatëve tanë të vërtetë, Republikanëve amerikanë. Ai me bilionat e tij, punon ditë e natë, të shkatërrojnë vlerat e konservatorizmit në vendin e tij.

Të njëjtën gjë bëri në Shqipëri.Por, ne jemi këtu për tu zotuar se në Shqipëri do të ngrihet një forcë konservatore, Partia Demokratike, më e fuqishme se kurrë në 30 vite”, tha Berisha.

Sali Berisha i shpjegon popullit të Kamzës ligjin për adoptimet: Edi Rama do të trafikojë fëmijët, por ne do ta ndalojmë