TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sali Berisha, ka bërë një interpretim mjaft origjinal të ligjit të propozuar nga mazhoranca, për të lejuar adoptimin e fëmijëve edhe nga persona që janë të pamartuar.
Berisha i shpjegoi popullit të Kamzës, se nëpërmjet këtij ligji “Edi Rama i hap rrugë trafikimit të fëmijëve”. Pasi lëshoi këtë deklaratë të frikshme, Berisha tha se duhet patjetër një parti e re konservatore, që të ndalojë Edi Ramën dhe George Sorosin.
Ja disa nga deklaratat e Berishës nga Kamza:
“Mafia më e rrezikshme e planetit, e kryesuar nga multimiliarderi George Soros, u vërsul mbi të djathtën shqiptare
Vlerat që ne besojmë, janë sot më të rrezikuara se kurrë. Ne i besojmë familjes, si themeli i të gjithë themeleve.
Edvin Rama, futi në shkollë platformën e ‘numërtimit’ të prindërve sikur të ishte matrikullim, për të shuar shenjtërinë e familjes.
Ka çuar në parlament ligjin për ti hapur rrugë trafikimit të fëmijëve nëpërmjet adoptimeve.
S’kam gjë kundër adoptimeve, por ti besoh fëmijën atij që është krejt i vetëm, në kushtet kur je shtet narko-trafiqesh, e bën për ti bërë objekt trafikimi. Sot, fëmijët shqiptarë janë më të dëmtuarit dhe të mjeruarit.
Ky që vetëm shqiptar nuk është, do të miratojë ligjin, de facto të trafikimit të fëmijëve. Misioni juaj është i madh dhe në kohë kritike”, tha ndër të tjera Berisha.