BOTA, 29 Tetor 2021, 15:02

Itali/ Qëllohen për vdekje dy studentë në Napoli, ja çfarë thotë policia

Itali/ Qëllohen për vdekje dy studentë në Napoli, ja

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Napoli të Italisë. Dy të rinj, të moshës 26 dhe 27 vjeç, u qëlluan për vdekje në provincën Herculaneum.

Karabinierët e Compagnia di Torre del Greco dhe njësia hetimore e Torre Annunziata, të koordinuara nga prokuroria e
Napolit, po hetojnë për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet e vrasjes së dyfishtë.

Mësohet se dy të rinjtë, të dy studentë, ndodheshin në një makinë kur u qëlluan nga disa të shtëna me armë zjarri.

~tpz.al~