TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Prej më shumë se një viti një grup I forcave speciale amerikane ndodhen në ishullin e Tajvanit duke stërvitur ushtrinë vendase në kushtet e kërcënimeve të vazhdueshme nga Kina.
Ata kanë kryer një mori simulimesh në rastet e një sulmi nga Kina, gjë e cila sipas ekspertëve të sigurisë mund të ndodhë gjatë viteve në vijim.
Prezenca e forcave speciale amerikane në Tajvan është pohuar edhe nga Departamenti i Mbrojtjes, ndërsa më herët, Presidenti Biden është shprehur se do ta mbronin ishullin në rast të një agresioni nga Kina.
Kjo e fundit ka kërkuar ribashkimin e ishullit pas ndarjes 70 vjeçare.
Autoritetet kineze nuk kanë mohuar edhe se do të përdorin forcën nëse do të duhet për ribashkimin e ishullit me Kinën.
Tajvani është i pavarur nga Kina prej shtatë dekadash pasi pushtetin e morën komunistët e Mao Ce Dun.