TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, ka deklaruar se SHBA ose duhet t’i dorëzojë avionët luftarakë F-35 që ka paguar Turqia ose t’ia kthejë paratë ose të japë një produkt tjetër në vend të tyre, raporton AA.
“Nëse SHBA nuk dëshiron të zgjidhë çështjen rreth avionëve F-35 ose nëse Kongresi i SHBA-së e bllokon atë, Turqia do të shqyrtojë opsione të tjera duke përfshirë blerjen e avionëve SU-35 ose SU-57 (të prodhuar nga Rusia)”, tha Çavusoglu në një intervistë në televizionin ‘CNN Turk’.
Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se Turqia dhe SHBA janë pajtuar të vazhdojnë bisedimet për të zgjidhur çështjen mbi programin e avionëve luftarakë F-35. Në njoftim thuhet se përfaqësuesit e mbrojtjes së të dy vendeve zhvilluan një takim në kryeqytetin Ankara, ku po ashtu diskutuan çështjet financiare.
Në vitin 2019, Washintoni hoqi Turqinë nga programi i avionëve F-35 për shkak të blerjes nga Ankara të sistemit rus S-400 të mbrojtjes ajrore. Megjithatë, Turqia tha se sistemi S-400 nuk do të integrohet në sistemet e NATO-s dhe se nuk do të paraqes kërcënim për aleancën ose armatimet e saj.
Ankara po ashtu në mënyrë të përsëritur propozoi formimin e një komisioni për të sqaruar çështjen.