BOTA, 27 Tetor 2021, 22:27

“Nëse fitojmë zgjedhjet ekstradojmë Gruevskin”/ Lideri opozitar sfidon Orban: Do të dëbohet çdo person që i fshihet drejtësisë në vendin e origjinës

Kandidati opozitar kristiano-konservator në Hungari, Makri-Zay Peter, në në fjalim të mbajtur më datë 23 tetor ka paralajmëruar, se nëse Viktor Orbani humb zgjedhjet vitin që vjen, ai do të ekstradojë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe biznesmeni jordanez, Zaid Naffa, si dhe persona të tjerë që u fshihen drejtësisë në vendet e tyre të origjinës.

Zgjedhjet politike parlamentare në Hungari do të mbahen në tetor të vitit që vjen. Makri,-Zay Peter është favorit në këto zgjedhje pas një periudhe të gjatë të Orbanit në pushtet.

~tpz.al~