BOTA, 27 Tetor 2021, 08:54

Rriten rastet me koronavirus, Belgjika do të rikthejë kufizimet

Rriten rastet me koronavirus, Belgjika do të rikthejë kufizimet

Kufizimet e koronavirusit do të rikthehen në Belgjikë të premten, kjo pasi rastet dhe shtrimet në spital janë rritur, duke përkeqësuar situatën e pandemisë.

Rregullat përfshijnë mbajtjen e maskave në vende publike dhe maska të detyrueshme për stafin në bare, restorante dhe ambiente fitnesi.

Do të kërkohen gjithashtu test PCR ose certifikatë vaksinimi për të hyrë.

“Që nga e premtja, do të ketë maska në vende publike dhe ato do të jenë të detyrueshme për stafin e bareve, restoranteve dhe klubeve të fitnesit”, tha kryeministri Alexander De Croo. “Ne duhet të ngremë muret tona të mbrojtjes.”

Infeksionet ditore janë rritur me 75% në javën e fundit në 5299 raste. Ndërkohë, shtrimet në spital janë rritur me 69% në 102 raste ditore. Vdekjet janë rritur në 13 në ditë, raporton Associated Press.