BOTA, 27 Tetor 2021, 20:42

Stuhia e fuqishme shkakton kaos në SHBA, mbi 600 mijë shtëpi pa energji elektrike

Stuhia e fuqishme shkakton kaos në SHBA, mbi 600 mijë shtëpi pa

Më shumë se 600 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në SHBA.

Shkak për këtë është bërë një stuhi e fuqishme bregdetare, me erëra që arrinin deri në 140 km shpejtësi.

Massachussets është shteti i goditur me 466,000 shtëpi pa energji elektrike në orën 08:00 (12:00 GMT), me autoritetet meteorologjike që e konsideruan situatën “të rrezikshme” dhe paralajmëruan “shpërthime erërash të tipit uragan”, raporton ATSh.

“Udhëtimi nuk rekomandohet”, njoftuan shërbimet e motit në Boston.

Shteti i Rhode Island u prek gjithashtu keq, me 91,000 shtëpi pa energji elektrike.