SPORT, 28 Tetor 2021, 22:48

Moment pauze për Brojën, trajneri i Sauthemptonit jep lajmin e keq

Moment pauze për Brojën, trajneri i Sauthemptonit jep lajmin e keq

Armando Broja po kalon momentin më të mirë në karrierën e tij duke përjetuar një rritje të menjëhershme në aspketin e formës.

Broja shënoi i dha gjashtë pikë Kombëtares shqiptare duke shënuar dy herë në dy fitoret ndaj Hungarisë ndërsa që pas kthimit të tij te Sauthemptoni, sulmuesi shqiptar ka qenë njeriu më i rëndësishëm i skuadrës.

Ditën e diele, Sauthemptoni do të ndeshet me Uatfordin, dhe trajneri Ralf Hazenhutl ka dhënë lajmin e keq që Broja nuk do të grumbullohet pasi ende është i dëmtuar në kyçin e këmbës.

“Broja nuk është në dispozicion sepse ai kishte një dëmtim në kyçin e këmbës pas ndeshjes me Bërnlejn. Ai do të humbasë ndeshjen ndaj Uatfordit”, u shpreh trajneri i Sauthemptonit.

Broja ka shënuar dy herë në dy sfida radhazi në Premier Ligë, ndaj Lidsit dhe Bërnlejt. Në sfidën ndaj Çelsit për fazën e 1/8-ve në Kupën e Anglisë, Broja nuk ishte i grumbulluar pasi ishte i dëmtuar, por dhe se ligji i Premier Ligës nuk e lejon 20-vjeçarin të luajë ndaj skuadrës që zotëron kartonin e tij.