SPORT, 27 Tetor 2021, 23:56

Ndalet edhe Reali! Katër skuadra ndajnë vendin e parë në Spanjë

Ndalet edhe Reali! Katër skuadra ndajnë vendin e parë në

Duket se lodhja e një “El Clasico” të luajtur në maksimum ka bërë të vetën edhe për Realin e Madridit. Skuadra e Ançelotit është ndalur në shtëpi në ndeshjen e sotme ndaj Osasunës (0-0), duke mos përfituar për të marrë e vetme kreun e renditjes që tashmë e ndan me tre ekipe të tjera.

Madrilenët dominuan në çdo aspekt, por nuk arritën të çanin mbrojtjen e ngjeshur të Osasunës, duke mbyllur këtë sfidë me 74% mbajtje topi e 17 tentativa drejt portës, por me zero gola të shënuar.

Më këtë pikë, Reali ngjitet në kuotën e 21 pikëve, duke iu bashkuar Seviljes, Betisit dhe Real Sociedadit. Të enjten, kësaj liste mund t’i bashkohet edhe Atletiko Madrid që është në kuotën e 18 pikëve dhe luan ndeshjen e kësaj jave ndaj Levantes.

~tpz.al~