SPORT, 28 Tetor 2021, 18:54

CONMEBOL kërcënon FIFA-n, nuk do të lejojmë Argjentinën dhe Brazilin të luajnë në Botëror çdo dy vjet!

CONMEBOL kërcënon FIFA-n, nuk do të lejojmë Argjentinën

Pas UEFA-s edhe Conmebol, ka hedhur poshtë propozimin më të ri të FIFA-s për organizimin e kampionateve Botërorë çdo vite.

Konfederata Amerikano-Jugore e Futbollit ka kërcënuar FIFA-n se nëse miraton një propozim të tillë atëherë ata do të ndalojnë Brazilin dhe Argjentinën të marrin pjesë në Botëroret që do të zhvillohen çdo dy vite, pasi e kanë cilësuar të padrejtë, pa asnjë arsye.

Sipas Conmebol, një Botëror çdo dy vite nuk sjell asnjë avantazh, kështu që kanë njoftuar FIFA-n se nëse diçka e tillë zytarizohet atëherë 10 shtetet e Amerikës së Jugut nuk do të marrin pjesë në Botëror.

~tpz.al~