TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Stuhia që goditi Katanian (Itali) për disa orë ditën e sotme ka lënë pasoja të rënda për qytetin. Rrugët u përmbytën ndërsa Via Etnea u kthye në një lumë të vërtetë.
Uji në qytet vinte edhe nga fshatrat e afërta të Etna-s kurse qendra historike mbeti në terr pas ndërprerjes së energjisë elektrike. Ndërkohë, sipas raportimeve, si pasojë e përmbytjeve ka humbur jetën të paktën një person.
Kryebashkiaku u bëri thirrje qytetarëve që të mos dilnin nga shtëpia ndërsa të gjithë dyqanet u mbyllën.
“I bëj thirrje të gjithë popullatës që të mos largohen nga shtëpitë e tyre përveç për arsye emergjente, sepse rrugët janë të pushtuara nga uji”.
Ky është apeli i shkruar në Facebook nga kryetari i bashkisë së Katanias Salvo Pogliese. Gjithashtu u dha urdhër për mbylljen e menjëhershme “të objekteve tregtare me përjashtim të farmacive, atyre të ushqimit dhe nevojave bazë”.