BOTA, 26 Tetor 2021, 20:01

Paralajmërimi i Pentagonit: Shteti Islamik mund të sulmojë SHBA-të brenda gjashtë muajve

Paralajmërimi i Pentagonit: Shteti Islamik mund të sulmojë

Komuniteti i inteligjencës amerikane ka vlerësuar se Shteti Islamik në Afganistan mund të ketë aftësinë për të sulmuar Shtetet e Bashkuara në vetëm gjashtë muaj dhe ka synimin ta bëjë këtë.

Colin Kahl, nën sekretari i mbrojtjes për politikën, tha se ishte ende “për t’u përcaktuar” nëse talebanët kane aftësinë për të luftuar Shtetin Islamik në mënyrë efektive pas tërheqjes së SHBA-së në gusht.

“Komuniteti i inteligjencës aktualisht vlerëson se si Isis-K dhe al-Kaida kanë synimin të kryejnë operacione të jashtme, duke përfshirë kundër Shteteve të Bashkuara, por asnjëra aktualisht nuk ka aftësinë për ta bërë këtë. . Ne mund të shohim Isis-K të gjenerojë atë aftësi në diku midis gjashtë apo 12 muajve,” shtoi ai, duke thënë se Al-Kaidës mund të marrë “një apo dy vjet”.

~tpz.al~