TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një mesazh sensibilizues për të mbrojtur veten dhe njerëzit tanë të dashur nga COVID është dhënë nga aktori i njohur Reshat Arbana mëngjesin e kësaj të mërkure.
Shëndeti është një aspiratë e përbashkët njerëzore e përparësisë më të lartë dhe kjo qëndron në thelb të ekzistencës së një shoqërie moderne.
Pikërisht me këtë të drejtë njerëzore e ka nisur mesazhin e tij aktori, duke nënvizuar se ne duhet ta mbrojmë. E rëndësishme siç nënvizon Arbana është që të mbrojmë veten dhe njerëzit tanë të zemrës nga transmetimi i këtij virusi të rrezikshëm. Mesazhin e tij e ka ndarë në rrjete sociale kryeministri Edi Rama.
“Të mendojmë më shumë mbrojtjen e të drejtave tona njerëzore: Së pari, të jemi të fortë e të shëndetshëm. Së dyti të jemi të gëzuar e të lumtur. Të falim sa më shumë dashuri për njerëzit e dashur të zemrës. T’i ruajmë e ti mbrojmë ata nga transmetimi i këtij virusi të rrezikshëm”, thuhet në mesazhin e Arbanës.
COVID nuk është larguar, por ai është mes nesh. Në 24 orët e fundit ministria e Shëndetësisë raportoi 650 persona të infektuar dhe 8 viktima nga covid-19 në vendin tonë.
Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.