AKTUALITET, 27 Tetor 2021, 08:38

Diell dhe temperatura deri në 24 gradë, si do jetë moti ditën e sotme

Diell dhe temperatura deri në 24 gradë, si do jetë moti

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore.

Nëpër lugina do të ketë në orët e mëngjesit mjegull të dendur apo mjegullinë si dhe vesë. Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje 1-5 m/sek ndërsa në bregdet 8-10 m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.