TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur mbrëmjen e së martës kryetarët e degëve të kësaj partie në rrethe. Mbledhja ka nisur rreth orës 18.00 dhe është mbyllur në orën 21.00.
Qëllimi i takimit ka qene çështja e Reformës Territoriale dhe Reformës Zgjedhore. Basha ka deklaruar se ka vendosur që në terren për Reformën Territoriale të dalë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
Mësohet se në takim është hapur edhe përplasja me Berishën, por Basha u është drejtuar me fjalët: “Nuk dua të bunkerizoj PD-në” duke nënkuptuar prishjen me SHBA-të.
“Nuk e bunkerizoj Partinë Demokratike për interesat e një personi. Në PD nuk do të ketë institucione paralele. Armiku jonë i vetëm është Edi Rama,” – ka thënë Basha.
Mësohet se Basha është kundërshtuar nga Anton Pjetërnikaj, kryetar i PD në Paskuqan; Dashamir Aliko, kryetar i PD në GJirokastër dhe Isuf Çelaj kryetar i degës së PD në Tropojë.
“Kështu nuk mund të shkojë partia, po ngordh demokracia”, – mësohet të ketë thënë Pjetërnikaj.
“Nuk mund të vazhdojmë kështu, duhet zgjidhje. Dil vetë në bazë të kuptosh krizën e demokratëve pas largimit të Berishës,”– kanë shtuar Aliko dhe Çelaj.