AKTUALITET, 27 Tetor 2021, 13:47

“Nuk kanë lekë, ka hyrë varfëri e madhe”, tregtarët në Shkodër: Problem transporti dhe mungesa e tregut

“Nuk kanë lekë, ka hyrë varfëri e madhe”,

Mungesa e një tregu vijon të jetë shumë problem për tregtarët e produkteve të ndryshme të Qarkut Shkodër.

Tregtarët shprehen se ka rënë fuqia blerëse. Ndërkohë, një problem është edhe transporti i tyre drejt qytetit për të shitur produktet e zonës.

Ankesat e tregtarëve erdhën gjatë një panairi të zhvilluar nga Bashkia Shkodër në sheshin kryesor para këtij institucioni.

Është e vështirë sepse nuk kanë lekë, njerëzve u ka hyrë varfëri e madhe. Transporti është i vështirë, se as qenin nuk ke si e çon tek rrugët nga vijmë ne.

Duke fol jemi po duke shitur nuk jemi. Unë vij nga Puka, kam sjellë produkte nga më të ndryshme.

Gjetja e tregut është shumë e vështirë sepse panairet organizohen shumë rrallë. Standardi i jetesës së konsumatorëve është shumë i ulët, gjithashtu edhe fuqia blerëse shumë e ulët.

Mundësia për tregtim është e vështirë sepse ne vijmë nga zona të thella dhe transporti është pak problem.

Unë udhëtoj që në orën pesë të mëngjesit dhe transporti më kushton shumë.