AKTUALITET, 25 Tetor 2021, 10:59

Komisioni hetimor për Becchettin/ PD çon padinë në Gjykatën Kushtetuese

Komisioni hetimor për Becchettin/ PD çon padinë në

Paraditen e sotme Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi dhe nënkryetarja Grida Duma kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Kuvendit të Shqipërisë që rrëzoi kërkesën e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen e biznesmenit italian Francesco Becchetti.

Bardhi u shpreh se PD kërkon hetim administrativ për të nxjerrë përgjegjësit.

Grida Duma tha se faturën e 120 milionë eurove që Shqipëria e humbi në Arbitrazh me biznesmenin italian nuk duhet ta paguajnë shqiptarët, por Edi Rama, që sipas saj është fajtori.

“Dorëzuam aktin në Kushtetuese për hapjen dhe miratimin e çështjes Becchetti.

Fitorja e parë e PD është që ata treguan se nuk miratojnë një komision se është një çështje e humbur. Për këtë çështje Rama ka frikë të hetojë pasi është i dështuar dhe shkaktuar për 120 milionë eurot. 120 milionët ne do të luftojmë që të mos e paguajnë shqiptarët por Rama & co” tha Duma.

Shumica socialiste nuk pranoi që të ngrihej komision hetimor për këtë çështje duke e rrëzuar kërkesën e PD-së në Kuvend.