LIFESTYLE, 24 Tetor 2021, 18:10

FOTO/ Ambasasadorja Kim në Përmet me Anjeza Majën dhe gazetaren Mira Kazhani

FOTO/ Ambasasadorja Kim në Përmet me Anjeza Majën dhe gazetaren

Ambasadorja e Suedisë në Shqipëri Elsa Haastad ka zbuluar personat me të cilët udhëtoi drejt Përmetit dhe Tepelenës bashkë me ambasadoren e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Në një postim në Instagram, ambasadorja Hastad ka publikuar foto ku shihet me Kim, gazetaren Mira Kazhani dhe Anjeza Majën, moderatoren që tashmë është pjesë e “ERTV”, televizionit të kryeministrit Edi Rama.

Të ftuara nga Ministrja e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro, ambasadoret dhe dy mikeshat e tyre kanë shijuar shegët, petullat e lulet e Përmetit e të Tepelenës.

Në një video të postuar po nga ambasadorja Hastad dëgjohet edhe vetë Kumbaro që i shpjegon Kim recetën tradicionale të glikosë.

“Bëhet me fruta të bardha,”- tregon Kumbaro ndërsa ambasadorja e SHBA-ve dëgjon me ëndje.

Edhe vetë Kim postoi më herët disa foto nga fundjava e saj në këto zona të Shqipërisë por pa përmendur personat që e shoqëronin në këtë udhëtim. Në fakt, miqësia e Kim me Majën e Kazhanin nuk është një sekret pasi s’është as hera e parë që shfaqen bashkë në udhëtime përmes të cilave e dërguara e Amerikës njeh Shqipërinë. Prania e ministres Kumbaro në shëtitjen e kësaj fundjave duket mjaft e natyrshme, por ajo që bën pak çudi është prezenca e gazetares së ERTV….