TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Moderatorja Bora Zemani dhe lidhja e saj me aktorin Donald Veshaj është vënë sërish në diskutime brenda banorëve të ‘Big Brother VIP’. Gjatë një bisede mes tyre në buzë të pishinës, Donaldi ka diskutuar marrëdhënien e tij me Arjolën, Semin dhe Kledin, duke u treguar edhe shkaqet e ndarjes, ndërsa përmend si anën negative të moderatores, posesivitetin. Por mikesha e ngushtë e Zemanit, këngëtarja Semi Jaupaj nuk ia ka lënë pa kthyer edhe përgjigjen.
Arjola: Shiko se edhe syri iu ka ngrënë.
Donaldi: Po as që bëhet fjalë, të gjitha bashkë. I thosha mbaje një hudhër me vete por nuk donte.
Arjola: Vjen Bora tani hidhi një kilogramë hudhra nga këtu. Sa e bukur do ishte!
Semi: Edhe ta mendosh se mund të jetë duke kaluar këtu.
Donaldi: Po ka kaluar, pse s’ka kaluar thua ti?
Semi: E ke ndjerë ti më raftë pika kur ka kaluar
Semi: Kam përshtypjen se e ke ndjerë. Kush e di si është ajo nga ana tjetër, ta rrah këtë Semin, se po them ca gjëra. Fakti që unë di gjëra që ti mi ke treguar se si ke pasur marrëdhëniet e tjera dhe se si ke qenë te marrëdhënia jote e fundit, kjo më tregon shumë se mund të jetë edhe kjo hera jote e vetme. Kjo koha këtu është nice fare për ty.
Arjola: Pse mendoj se është faji yt pak më shumë
Donaldi: Jo, nuk është fare ashtu. Ok, edhe unë kam fajet e mia
Arjola: Se ti je shumë posesiv, je natyrë xheloze
Donaldi: Po jam, për gjërat që dua. Ndoshta është faji se jam posesiv, ok. Por nuk është faj të jem posesiv, nuk e di…
Semi: Nuk është punë faji, është puna se njeriu duhet të tolerojë. Ti je nga ato njerëzit ‘ku je tani, më ço foto’.
Donaldi: Po ajo ça njeriu është? Po ik o shpirti, gjërat që ka bërë ajo, nuk i kam bërë unë. O shpirti ajo më ka marrë “Instagram”-in, tallesh ti.
Semi: Kujdes! O boll me këtë muhabet *qesh* Mos i jep gojës se…
Donaldi: Ajo mori Instagramin. Unë rri si qofte.