LIFESTYLE, 23 Tetor 2021, 09:37

Graciano Tagani feston ditëlindjen, Argjira Spanca e uron me fjalët më të bukura

Graciano Tagani feston ditëlindjen, Argjira Spanca e uron me fjalët

Argjira Spanca dhe Graciano Tagani konfirmuan lidhjen e tyre të dashurisë pak muaj më parë.

Blogerja dhe balerini i famshëm e kanë çuar romancën e tyre në një tjetër nivel me nisjen e bashkëjetesës.

Ditën e sotme, Graciano feston ditëlindjen dhe Argjira i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla.

Ajo ka publikuar disa nga momentet më të mira mes tyre, ndërsa shprehet se ndihet e lumtur që ka një person si ai pranë vetes.

“Gëzuar ditëlindjen për shkëmbin tim të qëndrueshëm! Faleminderit që je njeriu tek i cili mund të mbështetem gjithmonë. Të dua deri në hënë dhe mbrapa.”, ka shkruar ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Argjira Spanca (@argjiraspanca)