TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas takimit me mikeshën e saj Semi, moderatorja Bora Zemani rezervoi një takim edhe me aktorin e humorit Donald Veshaj, me të cilin ka pasur dikur një histori dashurie.
Donald Veshaj i dhuroi një trëndafil të bardhë Borës dhe në fund të takimit pas këmbënguljes së publikut ia doli ti rrëmbejë edhe një puthje në buzë.
Të pyetur nga Arbana Osmani nëse e duan njëri-tjetrin ata janë përgjigjur se duan personin që kanë njohur dikur. Megjithatë Bora la të hapur mundësinë që të bisedojë me Donaldin rreth marrëdhënies së tyre.
Bora: Ma jep tamam, veç një here ta marr një lule nga ty
Bora: Po e dua. Jashtë është çdo gjë për mrekulli, ta kuptoj vështirësinë. Më është bërë ëndrra realitet.
Bora: Të të shoh 24 orë me kamera, çfarë po bën, me kë po flet, si u solle. Kurse ti je në kushtet më të kqija që nuk merr dot vesh asgjë për mua.
Donaldi: Erdhe për Semin, jo për mua?
Bora: Po sepse Semi kishte më shumë nevojë. Ti je njeri që kudo që të të hedhësh do tia dalësh gjithsesi. Gjërat janë të ndërlikuara. Do tia dalësh deri në fund vetëm.
Bora: Nuk mbyllet kështu, do flasim jashtë, puthja vjen pas të folurës.
Bora: Nuk e di. Jam e turbullt. E mira e kësaj është që të shoh 24 orë por nuk kam mundësi të zihem me ty.
Bora: Çfarë pyetje. Ti nuk i je përgjigjur kësaj pyetje
Donaldi: Po, të dua kam thënë.