TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Atdhe Xharavina, ka folur sërish për thashethemet se është në një lidhje me moderatoren Bora Zemani. I ftuar tek “D-Night”, djali nga Kosova zbuloi publikisht arsyen pse ai dhe Zemani nuk ndiqen më në rrjete sociale.
Gjatë bisedës, Xharavina i mëshoi sërish faktit që mes tij dhe Borës nuk ka pasur dhe nuk ka asgjë, duke shtuar se raporti mes tyre nuk është as shoqëror.
“Jo, nuk është e vërtetë (që kemi qenë të lidhur)! S’është as marrëdhënie miqësore, se nuk kemi krijuar shoqëri aty. Kam respekt kur rastisim, flasim ‘Si je? A je mirë?’. E vërteta është që e hoqa unë (nga Instagram-i), e hoqa dhe veten nga ajo për t’i mbyll këto thashetheme një herë e mirë, jo për ndonjë gjë tjetër. Se s’ka pas anjë gjë.
E pash më të arsyeshme ashtu. Le të flasin edhe dy-tre herë edhe të mbyllet si muhabet se me siguri është lodh edhe ajo, por jam lodh edhe unë”,- u shpreh Atdheu.
Ish-konkurrenti tha se kjo situatë i ka ndikuar edhe në jetën private, pasi vajzat nuk e besojnë që është beqar.
Ndërkohë, disa javë më parë, edhe Bora Zemani reagoi për raportin që ka me Atdheun, nëpërmjet një statusi në Instastory.
“Meqë më kanë pyetur qoftë në Insta, qoftë familjarët dhe duan të sqaroj këtë video… Videoja e ‘kapjes mat’ është hedhur para nja dy muajsh në ‘YouTube’ dhe prapë është komentuar keq, por s’kam dashur të reagoj për çdo lajm që del.
Por meqë qenka rinxjerrë e shitet si e tanishme, po ju them që është bërë gjatë tour-it. Këtu jemi në Shkodër, ku kemi ndaluar i gjithë stafi për një drekë. Ndaj boll me këto lajme se u bë bajat, shkroi ajo”.