AKTUALITET, 22 Tetor 2021, 13:33

Rama u tërhoqi veshin kryebashkiakëve për mbetjet, Bardhi: Në tre vite ndërtoi inceneratorë për të vjedhur shqiptarët

Rama u tërhoqi veshin kryebashkiakëve për mbetjet, Bardhi:

Partia Demokratike ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro mblodhën kryetarët e Bashkive në vend për të diskutuar rreth menaxhimit të mbetjeve.

Në një postim në Facebook, Sekretari i i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shkruan se i vetmi kontribut i Ramës në këto 3 vite janë inceneratorët. Këta të fundit, sipas Bardhit, janë ndërtuar për të vjedhur paratë e shqiptarëve.

“I vetmi kontribut tetëvjeçar i Ramës për pastrimin e mbetjeve, është ndërtimi i inceneratorëve për t’u vjedhur paratë shqiptarëve…

Pa pastruar politikën nuk mund të pastrohet territori. #vettingnëpolitikë.”