AKTUALITET, 22 Tetor 2021, 11:40

Çuçi me drejtuesit e IKMT, ‘porosia’: Nisni shembjen e ndërtimeve që nuk legalizohen

Çuçi me drejtuesit e IKMT, ‘porosia’: Nisni shembjen e

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me drejtuesit e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Ky takim, bëhet në vijimësi të operacionit “Bregdeti Ynë” për shembjen e ndërtimeve pa leje. Çuçi theksoi në takim se kontrolli i territorit është një ndër prioritetet kryesore të qeverisë duke kërkuar nga drejtuesit e IKMT që të vijohet shembja e objekteve që nuk legalizohen.

IKMT është një nga agjencitë më të rëndësishme. Jo më kot e kaluam në varësi të Ministrisë së Brendshme sepse duam një strukturë shumë të fortë reaguese në terren për të kontrolluar territorin nga ndërtimet pa leje dhe dëmtimi i mjedisit. Duhet të vijoni sa më shpejt me shembjen e objekteve që janë skualifikuar nga procesi i legalizimit”, tha Çuçi.

Çuçi kërkoi gjithashtu një bashkëpunim më të mirë të IKMT dhe Policisë së Shtetit kur është fjala te kontrolli i territorit dhe në mënyrë të veçantë te ndërtimet e reja që bëhen.

“Jeni po aq të rëndësishëm edhe për mjedisin sa te ndërtimet”, u shpreh ministri Çuçi.