AKTUALITET, 22 Tetor 2021, 11:50

“Po ju lënë nervat”/ Debate në Komisionin Hetimor për zgjedhjet! Alebaj-Gogut: Mos e ngrini zërin…

“Po ju lënë nervat”/ Debate në Komisionin Hetimor

Debatet në Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit është shoqëruar me debate. Palët politike nuk bien dakord për procedurën dhe rendin e ditës.

Gjatë debateve, nënkryetari i Komisionit Toni Gogu ka kërkuar fjalën, por kryetari Enkelejd Alibeaj i ka sqaruar se koha për të folur është e barabartë nga të dyja palët.

Gogu: Kam kërkuar fjalën dhe kam të drejtën e replikës.

Alibeaj: Mos bëj ndërhyrje pa leje

Alibeaj: Do të ta jap. Në parim secili e shfrytëzon si e mendon diskutimin në parim. Dashamirësia ime do të jetë gjithmonë, përveçse ligjit.  Ligji dhe vetëm ligji. Fjalën e ka zoti Xhaferaj

Gogu: Kryetar kam kërkuar fjalën.

Alibeaj: Zoti Gogu jemi në diskutimin në parim. Mos u bëj shkak për ndërprerjen. Do ta marrësh pas zotit Xhaferaj. Radhën e vendos kryetari. Një këtej dhe një këtej. Kryretri ka vendosur rregull barazi

(Gogu flet pa mikrofon me zë të lartë)

Alibeaj: Mos e ngri zërin, sepse kjo tregon se po të lëshojnë nervat. Rregulli është i thjeshtë. Një andej dhe një këtej.

Gogu: Zoti kryetar kam kërkuar fjalën për procedurë.

Alibeaj: Zoti Gogu po ju tërheq vëmendjen se jeni duke shkelur rregullat. Fjalën e ka zoti Xhaferaj. Zotërinj nuk e zgjidhni dot kështu rregullin që kam vendosur.