AKTUALITET, 21 Tetor 2021, 23:22

Si do të nxirret Lulzim Basha nga zyra e PD-së, nëse humbet shumicën?

Si do të nxirret Lulzim Basha nga zyra e PD-së, nëse humbet

Si do të nxirret Basha nga zyra nëse humbet mbështetjen e demokratëve? Kjo ishte çështja e diskutuar mes të ftuarve në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

Sipas Nishanit, ka një procedurë në parti, ku anëtarët e saj vendosin dhe askush nuk mund të kontestojë organet e partisë.

Ndërsa Arjan Çani mendon se nxjerrja e Bashës nga zyra do të jetë një misioni i vështirë.

Arjan Çani: T’i lëmë të gjitha. Basha thotë nuk e njoh Kongresin. Dita e parë pas Kuvendit, cfarë bëhet? Kush shkon në zyrën e kryetarit, nëse Kuvendi merr vendim që Basha shkarkohet? Cfarë bëhet në ditën një?

Bujar Nishani: Nëse do të kemi të zgjedhur kryetar të ri, do të shkojë ai në seli.

Arjan Çani: Ku? Po në seli do të jetë Lulzim Basha. Basha ka të drejtë të ruajë vendin e tij. Si e nxirrni nga zyra?

Bujar Nishani: Nëse Basha mendon se do të dhunojë me forcë, e ka gabim. Kjo është sikur, Edi Rama të humbasë zgjedhjet dhe thotë unë nuk iki se nuk i njoh zgjedhjet.

Arjan Çani: Për zgjedhjet ka KQZ, vendos KQZ. Po për ju kush është KQZ? Është gjykata, Basha do të shkojë në gjykatë. Pse mendoni se do ta lërë me kaq? Kur aty ka me vete kryeministrin dhe amerikanët?

Bujar Nishani: E dini që Basha nuk është regjistruar në gjykatë?

Armand Shkullaku: Sado të rezistosh, kush ka shumicën fiton!