LIFESTYLE, 21 Tetor 2021, 09:50

‘Më mungon’/ Donald Veshaj bën deklaratën ‘bombë’ për Bora Zemanin në sy të Semit

‘Më mungon’/ Donald Veshaj bën deklaratën

Çifti më i përfolur ne median rozë pa dyshim kanë qenë Bora dhe Donaldi. Edhe pas ndarjes së tyre ata vazhdojnë të jenë pjesë e diskutime të bujshme.

Ata kanë folur shumë pak rreth lidhjes dhe përfundmimit të marrëdhënies së tyre por pas hyrjes në shtëpinë e “Big Brother” Donaldi është hapur më shumë rreth Borës duke dhënë disa deklarata të bujshme.

Në një bisedë më Kledin, Fifin dhe Semin, shumë hapur ai ka vendosur të tregojë se ende e do Borën.

Biseda u nis nga Kledi i cili e pyeti: “Lidhja jote më e gjatë?”

Dhe Donaldi më pas nisi të përgjigjej për të gjitha pyetjet që kishin banorët e tjerë.

“Deri para 3-4 muajsh”, i thotë Kledit

Donaldi: U bënë shumë gjëra bashkë

Kledi: M’i thuaj shkronjat e para

Fifi: Të gjithë e dinë, Bora Zemani

Kledi: Aaa ajo zeshkanja, ajo është yll.

Donaldi: Yll është (me humor)

Fifi: A keni raporte të mira bashkë? A jeni ndarë keq apo mirë?

Donaldi: Keq, me debate, me diskutime. Jo se jemi ndarë se nuk bëjmë për njëri-tjetrin apo se mori fund…

Semi: Këta vdesin për njëri-tjetrin, vdesin. Kjo është e sigurt

Kledi: Edhe unë kështu mendoj

Donaldi: Që më mungon po, prezenca e saj. Jam shumë i turbullt. Ne jemi gjela të dy. Ne ziheshim gjatë gjithë kohës, kapeshim për gjëra palidhje. U bë e vështirë, por nuk u ndamë se nuk duheshim.