LIFESTYLE, 21 Tetor 2021, 09:06

“Abortova dy fëmijë”/ Paloma rrëfen sfidat që ka kaluar me bashkëshortin e saj për t’u bërë nënë

“Abortova dy fëmijë”/ Paloma rrëfen sfidat që ka

Paloma ka rrëfyer dje një histori të dhimbshme që ka përjetuar së bashku me bashkëshortin e saj rumun, Alandin. Gjatë kohës që po diskutonte në oborr me Arjolën, Ilirin, Fifin dhe Semin, konkurrentja e “Big Brother” zbuloi se ka abortuar dy fëmijë para se të bëhej nënë.

E pyetur nga Arjola se si e priti bashkëshorti i saj lajmin që ishte shtatzënë, Paloma u përlot dhe tha:

Të parin e kemi humbur ne. Isha tre muajshe kur më tha doktori që nuk ia dëgjojmë rrahjet. Isha te java e shtatë. Shkoj për të bërë kontrollin më tha që do presësh edhe dy javë të tjera se ndoshta është i vogël dhe se dallojmë dot.

Ishte 20 nëntor kur më tha që do ta heqim. Të qarat e atij (bashkëshortit) si kalama. ‘Pse na ndodhi ne kështu?!’. Mu dukte sikur s’do bëja më kalamaj. Isha shumë e dobët atëherë. Më tha doktori që duhet të haja bukë. Pastaj herën e dytë, më rrëshqiti.

Pastaj ditën që e kam marrë vesh që isha prapë shtatzënë për herë të dytë. Qaja e thoja ‘s’e di çfarë kam’. Pastaj herën e tretë, ditën e ditëlindjes time e kam marrë vesh që isha shtatzënë. Edhe i thash ‘o babush, jam shtatzënë!’.

Kishte frikë se mos përjetonim ndonjë zhgënjim tjetër. Më thonte ik me kë të duash për kontroll. Pastaj erdhi dhe shkojmë aty. Kontrolli i parë okay. Pastaj shkuam pas tre javësh, më kishte sjellë një mollë jeshile. Shkojmë te doktori, zemra po me dilte nga vendi se kurrë nuk ia kisha dëgjuar rrahjet zemrës.

Mbaja mollën në dorë, ndërkohë që ai bënte ekon. Tha ‘Ia dëgjuat rrahjet?’, ai reagoi ‘Uaa’. Duke u lumturuar, qante si kalama. Mollën e shtrëngoja në dorë dhe ka ngel në frigorifer derisa lindi goca e u bë tre muajshe, dhe nuk u prish qëndroi ashtu jeshile. Doktori më tha ‘vajzë’, Alandi e dinte ‘gocë’ në shqip dhe s’po e kuptonte.

Deri pesë muajshe s’e ka marrë vesh njeri, vetëm lash cigaren. Villja gjithë ditën muajt e parë të shtatzënisë. Dalim të dy me makinë se si rashë me një gropë… Shkoj në shtëpi, shoh gjak. ‘Uaaa’ thash, ‘e humbëm’ prapë. Shkuam në maternitet, ai priste pas derës.

Ajo doktoresha tha ‘bebi është mirë, por duhet të bësh shumë kujdes’. ‘Magnezin’ më tha mua dhe ‘qetësohu se s’ke asgjë’. Rrija në krevat pastaj derisa e kam lind atë fëmijë. Pastaj ia kam mbush doktorëve duart me lekë kur lindi ai fëmijë”.

Ndër të tjera, gazetarja tregoi edhe momentin kur të dy kishin vendosur që të martoheshin. Ajo tha se nuk kishte pritur Alandin, por i kishte propozuar vetë për martesë.

Ia kërkova unë dorën. Ai u lidhëm më propozoi për këtë… pastaj e propozova unë për martesë. Në karburant. Ka qenë ditëlindja e vet. ‘Do martohemi bashkë?’, edhe i zgjata dy unazat. Po shkonim për në Durrës atëherë. Më dilshin dy kutia të çanta, Ai e pa që po fshihja diçka te këmbët se po i jepja makinës. Pastaj i vura unë unazën te gishti, pastaj ai mua”,- rrëfeu Paloma.