BALLKAN, 22 Tetor 2021, 18:45

“Cënuan sigurinë kombëtare”/ Kush janë dy zyrtarët rusë të shpallur “non grata” në Kosovë, një prej tyre i dëbuar edhe nga Shqipëria (Emrat)

“Cënuan sigurinë kombëtare”/ Kush janë dy

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka kërkuar ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla për të shpallur non grata dy zyrtarë rusë.

Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev janë dy personat që janë identifikuar nga institucionet e Kosovës se veprimtaria e tyre është cenuese për sigurinë kombëtare.

Ndërkohë, kuptojmë që Alexey Kryvosheev, i cili është edhe diplomat rus, nuk e ka për herë të parë që është shpallur non grata.

Në janar qeveria shqiptare e shpalli Alexey Krivosheev person non-grata, duke argumentuar se ky i fundit ka “shkelur vazhdimisht masat e COVID-19”.

Në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, shkruhet se Krivosheev ka marrë disa paralajmërime, por “diplomati nuk ka reflektuar” dhe “vazhdoi të tregojë sjellje të pakujdesshme”.