BALLKAN, 21 Tetor 2021, 10:56

Vetëm 59 vota diferencë, Vetëvendosje dhe PDK do të përballen në balotazh në Shtime

Vetëm 59 vota diferencë, Vetëvendosje dhe PDK do të

Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës do të përballen në raundin e dytë të zgjedhjeve në komunën e Shtimes.

Mes kandidatëve që do të përballen ne balotazh, ka diferencë vetëm më 59 vota.

Sipas rezultateve të publikuara në KQZ-ja, Qemajl Aliu i Lëvizjes Vetëvendosje prinë në Shtime me 45,10 për qind të votave.

Aliu në raundin e dytë do të përballet me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, i cili është kryetar aktual i Shtimes, Naim Ismajli i cili ka 44,64 për qind të votave.