BALLKAN, 21 Tetor 2021, 15:37

Greqi/ Dy tërmete lëkundin sërish ishullin e Kretës brenda tetë minutave, ja sa ishin magnitudat

Greqi/ Dy tërmete lëkundin sërish ishullin e Kretës brenda

Dy tërmete me madhësi 3.7 dhe 4.5 në shkallën Rihter tronditën Kretën tetë minuta njëri pas tjetrit të enjten në mëngjes.

Tërmeti i parë ndodhi dy kilometra në jugperëndim të Arkalochori në Kretë me një thellësi fokale prej vetëm pesë kilometrash, në orën 11:04. Një tërmet i ri prej 4.5 Rihter u regjistrua në orën 11:12, dy kilometra në jugperëndim të Arkalochori, me një thellësi fokale gjithashtu pesë kilometra.

Rreziku i zonës nga Kefalonia në Rodos për fenomenet sizmike vazhdon të jetë i lartë. Ndërkohë Kreta është goditur nga dy tërmete të forta pak ditë më parë duke lënë pas viktima dhe qindra shtëpia të shkatërruara.

~tpz.al~