AKTUALITET, 21 Tetor 2021, 22:01

Vettingu në politikë/ Manjani kundër: Tema, seksi për publikun. Fevziu: Si ma the?

Vettingu në politikë/ Manjani kundër: Tema, seksi për

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dhënë një këndvështrim tjetër kundër vettingut në politikë. I ftuar në emisionin “Opinion”, Manjani tha se e gjitha është maskaradë, pasi politikanët në Shqipëri kontrollohen nga disa ligje të posaçme. Megjithatë ai shtoi se tema është tërheqëse për publikun, duke shkaktuar edhe keqkuptime në studio.

Ylli Manjani: Tema është seksi për publikun…

Fevziu: Çfarë më the? Janë politikanët seksi?

Ylli Manjani: Jo, jo tema! Kjo është OFL e re që ose do të legalizojë pisllëkun e politikës. Sepse ai që do të kalojë do cilësohet i pastër. E dyta, jemi në shtet miks. Shteti demokratik funksionon mbi norma. Kanë kohë që kanë dalë nga fuqia dhe i shmangemi normave. Nuk është e vërtetë që politikanët nuk vetohen. Vetohen para se të zgjidhjen. Kemi dhe dekriminalizimin. Kemi një ligj tjetër, anti-mafia. E kemi dhe këtë në fuqi. Kemi struktura pafund. Politikani e kontrollon pasurinë.