TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I ftuar këtë të enjte në studion e emisionit “FrontLine”, në “News 24”, ishte deputeti Dashamir Shehi.
Ai tha se është dakord për një nga pikat e amendamentit të PD, që thotë se duhet bërë vetingu i politikanëve.
Me këtë rast sipas Shehit, Kuvendi do të pastrohet nga disa figura që kanë abuzuar me pushtetin dhe si shembull thotë ai, duhet që t’u sekuestrohen pasuritë.
“Kjo nuk është tezë e re, ka vite që qarkullon. Problemi është që s’kemi pasur debat publik, me ekspertë, njerëz. Unë gjykoj që nëse do të na thërrisni dhe ne do të jepnim një kontribut për hir të eksperiencës.
Jam dakord të ketë një veting për politikanët me këtë lloj korrupsioni galopant, njerëz që kanë hyrë në politikë pa asnjë pronë dhe sot kanë miliona. Jam dëshmitar prej 30 vitesh. Unë jam me të dyja duart që të kemi mundësi të pastrojmë një pjesë të politikanëve, por nëse dikush dënohet, bëhet shembull. Unë do të doja të shikonim se çfarë kanë menduar dhe të gjithë të mbërrinim në atë formulë që do të ishte më e mira, nivelit të propagandës, të korruptuar ka sat ë duash. Të dënohet dikushi, t’i sekuestroheshin pasuritë. Them që shpesh herë e bërë me shpejtësi dhe pa u diskutuar… Mua s’më pëlqen ideja që do e bëj SPAK-u. SPAK-un po e ngarkojmë me detyra që janë të natyrës administrative.
Se të mbledhësh dokumente për qindra njerëzve, se po flasim për politikanët në këto 30 vite. Unë gjykoj dhe në princip që të bëhet një hetim të klasës politike, do të ishte mirë për demokracinë, do të ishte një farë drejtësie, mirëpo duhen gjetur formulat të bëhet seriozisht e të mos bëhet zhurmë kot”, tha midis të tjerash Dashamir Shehi.